Vaksinimi në Mitrovicë po bëhet pa tollovi të madhe
Në qendrën e kryesore të mjekësie familjare në Mitrovicë edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër Covid.
Afërsisht mbi një mijë persona janë vaksinuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicën e Jugut që nga fillimi i muajit prill, ndërsa në kontingjentin e fundit afërisht 600 doza të vaksinës anti Covid janë dërguar për t`u vaksinuar qytetarët mbi moshën 65 vjeçare.
Kurse që nga dje kur ka filluar edhe faza e dytë e vaksinimit të personave mbi moshën 65 vjeçare, deri sot janë vaksinuar rreth 120 persona.
Ekipi i Kallxo.com ka qëndruar sot para dite në QKMF “ Dr. Nexhat Çuni “ ne Mitrovicën e Jugut, ku është vërejtur një numër i vogël i qetetarëve të cilët kishin shkuar të vaksinohen.
Mirëpo, janë vërejtur qytetarë të cilët kanë shkuar për të bërë termin për vaksinim, kjo pasi që nga sot qytetarët kanë filluar të vaksinohen sipas termineve, ndërsa kjo ka ndihmuar edhe në evitimin e krijimit të tollovisë në qendrën e vaksinimit.
“Prej sot po ecin më mirë terminet, interesim ka mirëpo na vyen më tepër kapacitet, ekipet veç janë të formuar, janë dy ekipe standarde plus një në gjendje gatishmërie”, kanë thënë për Kallxo.com nga shërbimi informativ shëndetësor në QKMF.
Kurse vaksinimi i qytetarëve po bëhet nga ora tetë e mëngjesit deri në orën shtatë e tridhjetë të mbrëmjes.
Shefkije Peci në qytetare e cila përfundoi vaksinimin e saj gjatë kohës sa po qëndronim në qendër ka thënë për Kallxo se ishin pritur mirë nga stafi ndërsa terminin e kishin bërë gjatë ditës së djeshme.
“Dje e kemi bërë terminin, sot u vaksinuam shumë mirë kena kalu”, tha Peci për Kallxo.
Kurse Emine Azemi po ashtu qytetare tha se kishte pritë disa minuta për vaksinim por se vaksinimi kishte shkuar në rregull.
“Mirë kena kalu pak na ra pak me prit, por mirë, dje e kemi bo terminin për sot”, tha shkurtimisht Azemi.