Sot pritet të vendoset për lokacionin e shtatores së Anton Çettës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe sporteve, Vlora Dumoshi ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Facebook, se gjatë ditë së sotme Kuvendi Komunal i Prishtinës do të vendosë për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së Anton Çettës.

Ministrja Dumoshi, që është edhe asambliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e LDK-së, ka publikuar në Facebook edhe rendin e ditës së mbledhjes së sotme (5.11.2020) të Kuvendit Komunale të Prishtinës, ku një nga pika është edhe dikutimi për caktimin e lokacionit pë shtatoren e Çettës.

“Muajit të Anton Çettës i shtohet një vendim i rëndësishëm i Komunës së Prishtinës. Kuvendi Komunal i Prishtinës, nesër në mbledhjen që do të mbahet nga ora 10:00, do të marr vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së profesor Anton Çettës. Me këtë shtatore do t’i bëjmë’ nderë figurës së shquar të një njeriu të madh, familjes së tij, por, dhe vetvetes si bartës e përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të Kosovës”, ka shkruar ministrja Dumoshi në Facebook.

Me promovim të MKRS, Qeveria e Kosovës e ka shpallur muajin nëntor, ‘Muaji Anton Çettës’.