Shtëpia, banesa dhe veturat e Ardian Gjinit

I pari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se posedon një banesë në vlerë prej 30 mijë e 500 euro, një  shtëpi në vlerë prej 40 mijë euro si dhe një dyqan në vlerë prej 190 mijë euro.

Kryetari i Gjakovës, shtëpinë në vlerë prej 40 mijë euro e ka të deklaruar si të ndërtuar në vitin 2009, ndërsa banesën dhe dyqanin i ka deklaruar si të blera në vitin 2016.

Në anën tjetër, Gjini ka deklaruar një veturë Mercedez në vlerë prej 18 mijë euro dhe një veturë tjetër Opel Corsa në vlerë prej 3 mijë euro.

Gjini ka deklaruar 7 mijë euro, para të gatshme në bankë, ndërsa vitin e kaluar kishte 1 mijë euro më pak.

Të hyrat vjetore të kryetarit të Gjakovës, Ardin Gjini brenda një viti arrijnë 14 mijë e 232 euro.

Gjini ka deklaruar edhe detyrimin e tij ndaj një institucioni financiar në vlerë prej 9 mijë e 600 euro, e cila është kredi për blerje të pronës.

Ndërsa, të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij arrijnë vlrën 9 mijë e 600 euro si dhe një pension vjetor  të prindit të tij në vlerë prej 2 mijë e 154 euro.

Këto dy të ardhura të fundit, ai nuk i kishte deklaruar vitin e kaluar.