Takimi i ministres Dumoshi me aktivistin Ridvan Gashi. Foto: MKRS

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me zëvendësministrat Halil Matoshi e Qazim Rrahmani, ka pritur një prej përfaqësuesve dhe aktivistin e komunitetit rom në Kosovë, Ridvan Gashi.

Aktivisti Gashi, sipas komunikatës së MKRS-së, ka thënë se shënimi i kësaj dite dhe takimi në ministri i dërgon një mesazh botës që edhe Kosova po e shënon këtë ditë.

Po sipas komunikatës, Gashi ka informuar ministren për aktivitetet e shumta me të cilët ky komunitet po e shënon këtë ditë.

“MKRS është njëra prej ministrive që më së shumti e përkrah komunitetin rom, përmes projekteve të shumta”, ka thënë  tha Gashi, citon komunikata e ministrisë.

Po sipas komunikatës, ministrja Dumoshi ka thënë gjatë se synimi i saj është që të ketë gjithpërfshirje të përkrahjes për komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe ato veçse po përfitojnë nga përkrahja e MKRS-së.

“Bashkëpunimi me aktivistë romë si edhe me nivelin politik në Kuvend e në Qeveri është në dobi të komunitetit rom në rend të parë si dhe për shtetin e Kosovës”, ka potencuar Dumoshi, sipas komunikatës.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe mundësia për themelimin e një çmimi i cili do të mund t’u ndahet personaliteteve që kanë kontribuuar në komunitetin rom, si fjala vjen, Kujtim Paçaku, apo Nexhip Menekshe.

Pos sipas komuniktës së MKRS-së, Dumoshi e Gashi kanë diskutua edhe për çështje të edukimit të komunitetit rom në gjuhën e tyre.