Shefi i Zyrës së BE-së Szunyog vizitoi Mitrovicën, nuk tregon kur hapet Ura e Ibrit

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, ka vizituar sot komunat e Mitrovicës së Jugut dhe atë të Veriut.

Ai ka takuar udhëheqësit politikë lokalë, ndërsa është njoftuar lidhur me projektet e financuara nga BE-ja dhe Fondi për Zhvillim në këto komuna.

Kurse gjatë konferencës së mbajtur për gazetarë në shtëpinë e Evropës në Mitrovicë, Szunyog mes tjerash ka folur edhe për hapjes e urës së Ibrit.

Szunyog ka thënë  se nuk e din se kur do të hapet ura e Ibrit në Mitrovicë, e cila është ivenstim nga BE-ja por që sipas tij ka përparime në këtë aspekt.

“Mendoj se kjo është njëra prej të arriturave të BE-së, mua me kanë treguar fotografi si ka qenë me parë dhe tash mendoj se është një zhvillim pozitiv, pas kësaj konference do të shohim se çka mund të bëjmë në këtë në këtë aspekt”, ka thënë Szunyog.

Gjithashtu ai ka thënë se duhet pajtim mes palës kosovare dhe asaj serbe që të bëhet hapja e urës për qarkullim normal.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Szunyog, gjatë ditës është takuar edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe studentë nga komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviq.