Semaforët në qendër të Mitrovicës, rrezikojnë qytetarët

Shumë vite pas lufte i janë dashur Komunës së Mitrovicës që të funksionalizoj semaforët e qytetit.

Në shtator të vitit 2019, semaforët e vendosur në pjesë të ndryshme të qytetit ishin vënë në funksion, por as dy vjet nuk janë bërë dhe tashmë disa prej tyre nuk janë funksional.

Disa fotografi kanë arrit në redaksinë e KALLXO.com, ku shihen semaforë të cilët sipas qytetarit gjenden në pjesën e ish “Hotel Adriatiku”, e që nuk janë funksional.

Madje njëri prej tyre po rrezikon edhe qytetarët pasi meqë ka rrymë, ka mbetur gjysmë i rrezuar nga shtylla.

KALLXO.com kishte raportuar në vazhdimësi për mos funksionalizimin e semaforëve në qytetin e Mitrovicës.