Rruga e shembur në Shalë të Bajgorës nuk është ndërtuar nga Komuna

Paraditen e sotme në disa media lokale të Mitrovicës ka qarkulluar lajmi se në Shalë të Bajgorës është shembur një rrugë, e cila është ndërtuar rreth një muaj më parë nga Komuna.

Ndërsa pas kësaj në mbledhjen e bordit të drejtorëve të mbajtur është thënë se rruga nuk ka qenë e ndërtuar nga Komuna e Mitrovicës.

Sipas një njoftimi të kësaj Komune, drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Naser Muja, ka thënë se rruga nuk ka qenë e ndërtuar nga Komuna e Mitrovicës.

“Pasi e kanë marrë informatën për shembjen e dheut në një rrugë të Shalës së Bajgorës kanë dalë për inspektim, me ç’ rast u bë e ditur që rruga e shembur nuk është ndërtuar nga Komuna e Mitrovicës por nga kompania “Sowi Kosova” e cila është duke punuar në ngritjen e parkut energjetik, përkatësisht në vendosjen e turbinave të erës”, ka thënë Muja.