Qortohen minatorët grevistë në Trepçë

Javën e kaluar disa minatorë të ndërmarrjes Trepça, ishin futur në grevë për shkak të mos ekzekutimit të pagave.

Mediat me herët kanë raportuar se për këtë arsye, për pjesëmarrje në grevë, disa minatorë janë suspenduar nga puna.

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e Minierës me Flotacionit – Trepça, Nexhat Dedia i cili ka thënë se minatorët nuk janë suspenduar, por vetëm u është shqiptuar vërejtje.

Dedia ka thënë se këtyre minatorëve vërejtja u është shqiptuar për shkak se kanë shkelur rregulloren e punës porse të njëjtit nuk janë suspenduar siç është raportuar.

“Askush nuk është suspenduar, asnjë punëtor. Atyre u është tërhequr vetëm vërejtja për shkak se kanë thyer rregulloren e punës, porse nuk janë suspenduar”, tha Dedia.

Vërejtjen për minatorët e ka konfirmuar edhe Gani Osmani kryetar i Sindikatës së Punëtoreve, duke thënë se punëtorët nuk janë suspenduar por vetëm u është tërhequr vërejtja.