Prokuroria po heton babain e dyshuar për ngacmim seksual të vajzës

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar në Mitrovicë më 24 gusht. KALLXO.com merr vesh se i dyshuari për ngacmim është babai i viktimës.

Fexhirije Pllana, zyrtare për informim në Policinë e Mitrovicës cila ka konfirmuar raportimin e rastit.

“ Rasti është duke u trajtuar si ngacmim, dhe është duke u hetuar si i tillë. Rasti për herë të parë është raportuar me 24 gusht rreth orës 18:00 “, tha Pllana.

Ajo tha se viktima ka raportuar se është ngacmuar nga një person i gjinisë mashkullore, kurse i dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Lirimin e të pandehurit për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe prokurorja Danijela Batkovic.

“ Sipas informacioneve që unë kam, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt “, tha Batkovic.