Pas raportimi të KALLXO.com pastrohen mbeturinat tek Mjekësia Sportive në QKUK

Pamja e shëmtuar e deponisë së mbeturinave tek Mjekësia Sportive nuk shihet më.

Muajin e kaluar KALLXO.com pati raportuar për papastërtit në oborrin e Mjekësisë Sportive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por sot ajo pjesë është e pastërt.

Në Klinika e Mjekësisë Sportive, Infektivës, Pulmologjisë dhe Neurologjisë janë duke u trajtuar pacientët e infektuar me COVID-19.

 

KALLXO.com gjithashtu pati raportuar edhe për mbeturinat në oborrin e Klinikës Infektive të cilat më vonë u pastruan, raportim të ngjashëm pati edhe për mbeturinat në Pulmologji ku një pjesë e mbeturinave shihet në banjot e kësaj klinike.

 

Oborri i Klinikës së Mjekësisë Spotive mbulohet nga mbeturinat

 

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.