Foto-ilustrim

Paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë

Të dyshuarit V.I. për vrasjen e një të riu ditë më parë në Mitrovicë, nga gjykata i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Ngjarja kishte ndodhur natën e 12 shkurtit në qytetin e Mitrovicës, kur nga disa të shtëna armësh në  një lokal gastronomik kishte mbetur i vdekur një person, ndërsa dy të tjerë ishin lënduar e dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Policia kishte njoftuar me 20 shkurt se lidhur me këtë vrasje, një person ishte dorëzuar në polici.

Kallxo kishte raportuar rreth rastit të vdekjes së një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve nga arma e zjarrit në Mitrovicë.

https://kallxo.com/lajm/prokuroria-jep-detajet-e-fundit-per-vrasjen-e-mbremshme-ne-mitrovice/