Operacion i rrallë. Mjekët në Mitrovicë, i largojnë tumorin 15 kilogramësh një pacienti

Një ekip i mjekësh nga Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, i përbërë nga kirurgë dhe gjinekologë, kanë kryer me sukses një operacion të rrallë.

Sipas njoftimit të spitalit “Dr. Sami Haxhibeqiri”, nga një pacient i moshës 65 vjeçare, mjekët kanë arritur të largojnë një masë tumorale prej 15 kilogramësh.

“Pacientit të moshës 65 vjeçare, mjekët ia kanë larguar një masë tumorale me peshë rreth 15 kilogram në vendin e ngjitjes se zorrëve, përgjatë murit të barkut“, thuhet në njoftim.

Gjithashtu është njoftuar se gjendja shëndetësore e pacientit është stabile, nën përcjellje të vazhdueshme të mjekëve.