Në autobusin nga Gjermania kapen gjysëm kilogrami kokainë

Afër gjysme kilogrami kokainë janë konfiskuar në një autobus i cili vinte nga Gjermania në Kosovë.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se droga është konfiskuar gjatë një kontrolli të pasagjerëve të cilët udhëtonin në këtë linjë

“Fillimisht tek një udhëtar janë gjetur 15 gramë kokainë ndërsa pas kontrollës shtesë janë zbuluar edhe 571 gramë të tjera” thuhet në komunikatën e doganës.

Të dhënat e hetimit ende nuk kanë zbardhur nëse droga ka prejardhjen nga Gjermania apo është marrë diku rrugë.

Kokaina është në mesin e drogave më të shtrenjta dhe më të rrezikshme. Të dhënat nga policia tregojnë që viteve të fundit konsumi i kësaj substance është rritur në vendin tonë. Rasti i sotëm është ndër rastet e rralla ku kjo drogë hyn nga Gjermania, kjo për faktin se droga e cila e ka prejardhjen nga Kolumbia zakonisht ka ardhur nga rruga e Shqipërisë.