Naim Beka zgjidhet anëtar i KPK-së nga Prokuroria e Mitrovicës

Naim Beka, prokuror në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, është zgjedhur anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kundërkandidat i tij ishte prokurori Jovo Radoviq.

Sot kanë votuar 20 prokurorë të Prokurorisë së Mitrovicës, në praninë e udhëheqësit të Komisionit zgjedhor Agron Beka, anëtar i KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike.

Në raundin e parë të votimit nga katër kandidatë të prokurorisë së Mitrovicës, dy prej tyre kanë dalë me vota të barabarta.

Prokurori Naim Beka dhe Jovo Radoviq kanë marrë nga shtatë vota.

Pas disa minutave pauzë është votuar për herë të dytë për dy kandidatët.

Votimi është bërë nga 20 prokurorë të cilët ishin prezentë.

Beka është zgjedhur me 11 vota, ndërsa Radoviq mori 9 vota.

Anëtari më i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës është prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në prokurorinë e Mitrovicës.

17 prokurorë nga Prokuroritë Themelore të Pejës, Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit, Gjakovës dhe Ferizajt kanë aplikuar për anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

17 kandidatë synojnë 7 pozita në Këshillin Prokurorial të Kosovës