Objekti i Komunës së Mitrovicës | Foto: KALLXO.com

Mitrovica e Jugut e nënta në raportin e performancës për 2019

Komuna e Mitrovicës së Jugut, e udhehequr nga Agim Bahtiri është radhitur e nënta sa i përket performancës sipas treguesve për vitin 2019, bazuar në raportin e vlerësimit të komunave nga MAPL.

Para komunës së Mitrovicës prijnë tetë komuna të tjera për performancë me të mirë se komuna e Mitrovicës së Jugut, duke përfshirë këtu Skenderajn dhe Vushtrrinë të cilat radhiten në vendin katër dhe pesë, sipas këtij raporti.

Kurse komuna me performancën me të lartë është Drenasi (Gllogoci) me 77.04% pas së cilës renditën edhe Hani i Elezit me 75.78% dhe Rahoveci me 75.20%.

Vlerësimi i punës së komunave është bërë në disa fusha ku e para prinë ajo e shërbimeve publike administrative.

Kjo fushë matë gatishmërinë e komunave për të ofruar shërbime administrative në formën online apo përmes e-kioskut.

Të dhënat tregojnë se komunat në masë të madhe kanë shqyrtuar kërkesat administrative të cilat u janë parashtruar.

Mesatarja e trajtimit të kërkesave për komunë është 42612.5 kërkesa. Këtu përfshihen kërkesat për leje të ndryshme komunale, dokumentet e gjendjes civile, kërkesat për qasje në informata, kërkesat qytetare për financim dhe adresim në organet përgjegjëse të komunës.

Sa i përket vlerësimit të performancës për komunën e Mitrovicës së Jugut në fushën e shërbimeve administrative, sipas raportit të MAPL-së ka ofruar shërbime në përqindje 85.43%.

Kurse fusha e transparencës komunale për vitin 2019 është ri-strukturuar në dy pjesë: Transparencë komunale dhe përgjegjshmëri komunale.

Janë gjithsej 16 komuna të cilat kanë treguar performancë në mes 90-100% në fushën e transparencës, prej të cilave: Vushtrri (100%), Kaçaniku (100%), Gllogoc (100%), Peja (99.89%), Rahoveci (98.95%), Lipjan (98.75%), Ferizaj (98.13%) etj.

Kurse komuna e Mitrovicës së Jugut renditet e trembëdhjeta me 91.50% të transperencës pasuar nga Shtimja ( 90.75% ), Istogu ( 90.12%) dhe Gjilani ( 90.00 %).

Nga 14 komuna të cilat kanë arritur përmbushje e përgjeshmëris në mes 70-90.56%, ajo e Mitrovicës së Jugut është renditur e 14 si komuna e parë me përgjegjshmërinë të përmbushur me 70.77%.

Në këtë fushë maten takimet e komunës me qytetarët gjatë hartimit të buxhetit e po ashtu suspendimi i zyrtarëve me aktakuza.

Performancën më te lartë në indikatorët e kësaj fushe e ka arritur komuna e Lipjanit dhe Kaçanikut.

Po ashtu në nivel të lartë qëndrojnë edhe Komuna e Gllogocit, Hanit të Elezit dhe Rahovecit.

Ndryshe nga to, më ulët qëndrojnë komunat: Mitrovicë Veriore, Shtërpcë, Zubin Potok dhe Novobërdë.

MAPL ka matur edhe fushën e Barazisë në Punësim, Shërbime Sociale dhe Familjare në këtë pikë matet punësimi i personave me aftësi të veçanta në institucionet komunale si dhe punësimi i komuniteteve jo shumice.

Sipas të dhënave niveli i përmbushjes së kuotës për të punësuar me nevoja të veçanta është mjaft i ulët.

Performanca të përgjithshme në këtë fushë prej 57.70%.

Kurse Komuna e Mitrovicës së Jugut ka arritur ta përmbush këtë kriter vetëm 35.12%.

Ndërsa e 22 me radhë është renditur Mitrovica e Jugut me 63.3%, sa i përket performancës në fushën Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të kësaj fushe maten aktivitetet komunale kulturore, rinore dhe sportive.

Ndërsa katër komuna kanë përmbushur 100% këtë fushë ajo e Ranillugut, Partesh, Graqanicë, Gllogoc.

Kurse fusha e menaxhimi të fatkeqësive në të cilën vlerësohet realizimin i planit për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, si dhe nivelin e përgjigjeve të institucioneve komunale ndaj rasteve të paraqitura në këtë fushë komuna e Mitrovicës së Jugut e ka përmbushur me 96.39%.

Ndërsa pak mbi mesatare përkatësisht 50.85% komuna e Mitrovicës së Jugut është vlerësuar sa i përket Planifikimit Hapësinor.

Me 67.6% e dhjeta me radhë është renditur në fushën e hapësirave publike komuna e Mitrovicës së Jugut.

Kjo fushë matë hapësirat publike të cilat janë me interes për qytetarët, hapësirat e gjelbra për kokë banori, sipërfaqen e hapësirave publike të cilat mirëmbahen rregullisht nga komunat, si dhe numrin e hapësirave publike të përcjella me ndriçim publik.

Vetëm komuna e Prishtinës është ajo e cila ka arritur që ta përmbush 100% të kriteri sa i përket kësaj fushe sipas raportit të MAPL-së.

Kurse e 12-ta me radhë Mitrovica e Jugut është renditur sa i përket të dhënave krahasimore në infrastrukture rrugore me 60.87%.

Transporti publike i udhëtarëve i matur në pikën 10 ku vlerësohet ofrimi i transportit publikë për qytetarë në një komunë, e renditë komunën e Mitrovicës së Jugut në vendin e dhjetë me 90.9%.

Kjo fushë matë rrugët komunale dhe infrastrukturën përcjellëse që janë nën kompetencën e komunës, që përfshinë edhe infrastrukturës rrugore me trotuare, ndriçim, shenjëzim si dhe shteg të biçikletave.

Sa i përket parkingjeve publike komuna e Mitrovicës së Jugut është renditur e 19 me radhë me 37.8%, fushë kjo në të cilën matet numri parkingjeve në komunë dhe numrin e vend parkimeve kundrejt veturave të regjistruara në komunë, po ashtu sa ka vende për taksi kundrejt numrit të taksive të licencuara dhe sa parkingje publike kanë vende të rezervuara për persona me nevoja të veçanta.

Shumë me mirë me përqindja se sa në fushat e tjera, komuna e Mitrovicës së Jugut me 99.62% ka përmbushur kriterët në fushën e sigurimit apo furnizimin të qytetarëve dhe bizneseve me ujë të pijshëm, duke u radhitur e pesta.

Katër komuna ajo e Decan, Junik, Pejë dhe Ranillugut kanë raportuar për shtrirje të rrjetit të ujit të pijshëm në 100% te ekonomitë familjare, institucionet publike dhe ekonomitë biznesore.

Në bazë të raportit të MAPL-së, kjo fushë matë përfshirjen e ekonomive familjare, bizneseve dhe institucioneve në sistemin e kanalizimit si dhe realizimin e projekteve komunale për rrjet të kanalizimit, e po ashtu, përfshirjen e vendbanimeve të komunës në rrjetin për trajtimin e ujërave të zeza.

Mitrovica e Jugut me 40.11% qëndron më keq se Skenderaj dhe Vushtrria në aspektin e përfshirjes së ekonomive familjare, institucioneve publike dhe bizneseve të përfshira në sistemin e kanalizimit.

Menaxhimi i Mbeturinave përmes së cilës fushë matet mbledhja dhe deponimin i mbeturinave në komunë si dhe grumbullimin e të hyrave nga faturat e lëshuara për menaxhimin e mbeturinave, Mitrovica është vlerësuar me 65.75%

Kurse me mirë se Mitrovica me 93.46% për menaxhim të mbeturinave është vlerësuar komuna finje e Mitrovicës, ajo e Vushtrrisë.

Përsëri në vendin e 10-të komuna e Mitrovicës së Jugut është renditur por këtë herë për vlerësimin në fushën e Mbrojtjes së Mjedisit, me 91.2%.

Në raportin për komuna është matë edhe përfaqësimi gjinor.

Tek kjo fushë matet përfshirja dhe qasjen e të dy gjinive në programet për zhvillim social, ekonomik, si dhe në aktiviteteve komunale. Po ashtu, treguesit matin shkallën e përfaqësimit të të dy gjinive në institucionet lokale, trupat e kuvendeve komunale, etj.

Përfaqësimi gjinor tek emrat e rrugëve komunale është tejet i ulët po ashtu edhe regjistrimi i pronave në emër të një grua apo dy gjinive (bashkëshortë apo vëllezër dhe motra).

Mitrovica e Jugut në fushën e barazisë ligjore është vlerësuar pak mbi gjysmën e përqindjes, përkatësisht me 55.1%, dhe bënë pjesën e grupin e komunave me përformacë me të mire në këtë aspekt, pasuar vetëm nga komuna e Junikut me 59.1%.

Një fushën tjetër që është arsimi parauniversitar, Mitrovica e Jugut është vlerësuar me 66.12 për qind. Ky tregues, sipas raportit të MPL-së, synon rezultate në hapësira për çerdhe dhe shkolla të pajisura me kabinete për internet, masa të efiçencës së energjisë,  rekrutimin e personelit arsimor, licencimin e mësimdhënësve, mjetet e konkretizimit, pajisjet e shkollave me mjete mësimore, kabinete të TIK-ut, si dhe kushtet e sigurisë në shkollë.

Ndërsa fusha e parafundit ajo e “Kujdesi Primar Shëndetësor”, kjo fushë matë infrastrukturën dhe hapësirat e destinuara për shëndetësinë primare, resurset dhe personelin e mjaftueshëm, si dhe ofrimin e shërbimeve nga niveli komunal, Mitrovica e Jugut është renditur në vendin 15-të me 49.21%.

Në fushën e fundit të “Zhvillimi Ekonomik Lokal”, përmes së cilës maten aktivitetet e planifikuara dhe të zbatuara për zhvillimin e aktivitetit ekonomik në nivel lokal duke mobilizuar pronat komunale, dhe përditësim i rregullt i regjistrit të tatimpaguesve si dhe shkallë e lartë e inkasimit e tatimit në prone, Mitrovica e Jugut është rashitur në vendin e 17-të me 71.3%.