Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Kulturës publikon listat për botimin dhe blerjen e librave nga botuesit

Mbi 100 mijë euro do të përfitojnë botuesit kosovarë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për botimin e dorëshkrimeve dhe blerje të librave për nevoja të bibliotekave në vend.

MKRS-ja ka publikuar sot listën për financimin e botimit të librave për botuesit kosovarë për vitin 2020, sipas konkursit të datës 30.01.2020.

Sipas këtij vendimi të ministres për mbështetje të botimeve të botuesve kosovarë, MKRS ka mbështetur botimin e 78 veprave ne vlerë prej 59,400.00 euorve.

Ndërkaq, MKSR ka aporuar edhe listën për blerejne e librave nga botuesit  po sipas konkursit të datës 30.01.2020.

Sipas vendimit, MKRS këtë viti për bledhje të librave ka ndarë 49,832.40 euro. Nga ky vendim përfitojnë 158 botues.

Shuma që gjithësej MKRS ka ndarë për botimin e librave të rinj dhe blerjen e botimeve nga botuesit arrin në 109,232.40 euro.