Trepça
Minatorët bojkotojnë punën, nuk i kanë marrë ende rrogat
Afër 350 minatorë të kombinatit Trepça sot kanë refuzuar që të hyjnë në minierë për të punuar.
Sikur edhe shumë herë të tjera minatorët e Trepçës janë duke kërkuar rrogat. Për këtë arsye punëtorët e ndërrimit të parë sot kanë refuzuar të fillojnë punën.
Gani Osmani kryetar i Sindikatës së Punëtorëve ka thënë për Kallxo.com se minatorët e ndërrimit të parë kanë refuzuar që të punojnë sot për shkak se ende nuk i kanë marr rrogat.
“Ndërrimi i parë sot ka ardh, ata kanë prit edhe dje që po bëhet paga, kanë ardh por nuk kanë hy në minierë, u ndalen para miniere dhe deri me tash nuk ka paga, asnjë punëtor sot nuk punon përveç objekteve vitale pompave”, tha Osmani.
Osmani gjithashtu ka shtuar se minatorët janë shprehur të gatshëm të vazhdojnë punën sapo të marrin rrogat por se të njëjtit kanë obligime ndaj bankave dhe jemi në prag të festës së Fiter Bajrami, me shumë të drejtë sipas tij minatorët po kërkojnë pagat e tyre.