Festivali ‘Lyra Fest’. Foto: Facebook/Lyra Fest

Më 21 dhe 22 nëntor mbahet Festivali ‘Lyra Fest 2020’

Edicioni i 14-të i festivalit “Lyra Fest’ do të mbahet në javën e dytë të nëntorit në Gjakovë.

Organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se këtë vit ky festival do mbahet me 21 dhe 22 nëntor në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë dhe do të transmetohet në Radio Televizionin Dukagjini.

Në mbrëmjen e fëmijëve do të prezantohen fëmijët nga mosha  5 deri në 12 vjeç. Ndërsa, në mbrëmjen e të rinjve prezantohen talentet nga 14 deri në 18 vjeç.

“Në mbrëmjen e parë do prezantohen 18 fëmijë të talentuar me këngë të pa publikuara më parë nga autor këngësh tash më të njohur në skenën muzikore mbarë shqiptare. Mbrëmja e dytë do këndohet live nga të rinjtë me këngë të zgjedhura nga vetë ata. Duke përfshirë dhe këtë vit numri i këngëve pjesëmarrëse kalon mbi 250 me autor të ndryshëm nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të “Lyra Fest” në Facebook.

Festivali i këngës për fëmijë, “Lyra Fest” është themeluar në vitin 2007 nga OJQ “Neo Musica” në Gjakovë. “Lyra Fest” ka karakter garues dhe për çdo vit mbledhë fëmijë dhe të rinjë  nga të gjitha qytetet e Kosovës, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.