Komuna e Mitrovicë ka përfituar grant prej 324,073 euro nga DEMOS-i

Në kuadër të Grantit të Performancës, nënkryetari i kësaj komune Faruk Mujka, ka nënshkruar marrëveshjen për mirëkuptim dhe financim. Sipas njoftimit të komunës ky përfitim ka ardhur falë performancës, ndërsa ka fituar grant nga projekti i DEMOS-it, i cili është financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në kuadër të projektit e që ka për qëllim të ofroj asistencë teknike për Komunën, me qëllim të përmirësimit të performancës.

Nënkryetari Mujka, ka shprehur falënderime për DEMOS-in, për mbështetjen dhënë komunës së Mitrovicës dhe në të njëjtën kohë ai ka shprehur gatishmërinë institucionale për të rritur efikasitetin komunal në të ardhmen.

Mjetet e këtij granti do të përdoren për realizimin e projektit “Ndërtimi i urës te Liqeni Artificial dhe rregullimin e hapësirës përreth liqenit”, në vlerën totale prej 485,000.00 euro, ku shuma e ndarë nga GPK për vitin 2021 nga DEMOS është 324,073 euro ndërsa komuna nga buxheti i saj vjetor do të financoj këtë projekt në shumën prej 160,927 eurove.

Ndërsa qëllimi i grantit të performancës është stimulimi i komunave për përmirësimin e mëtutjeshëm në fushat e qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal, transparencës dhe integriteti.