Instalacioni: ‘Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike’. Foto: Facebook/Arianit Beqiri

Instilacion artistik për pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Krijuesi Arianit Bqiri ka krijuar një instilacioni për pakon emergjente ekonomike të Qeverisë së Kosovës, si shenjë proteste për pamjaftueshmërinë e kësaj pako për të rimëkëmbë vendin, pas pasojave që po shkakton pandemia e Coronavirusit.

Instilacioni “Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike” është vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, autori i instilacionit Arianti Beqiri ka shkruar se në kohën kur populli po mbyllet, bashkë me të po mbyllen edhe shumë biznese, ndërsa, siç shkruan më tej ai nëse populli shpreson që së shpejti do të hapet sërish, shumë biznese duket se nuk do të mund të hapen më.

Beqiri ka shkruar se ndonëse po premtohet shumë nga kjo pako, ajo nuk është ajo që po e prisnim.

“Sot, vendosa ta bëjë këtë aktivitet duke e vendosur një kosë të arit në një paketë të vogël. Paketë e vogël sepse aq është Pakoja e rimëkëmbjes, e kosa e arit, sepse më shumë po flitet për të sesa që është punuar që ajo të jetë e duhura”,  ka shkruar artisti Beqiri, në Facebook.

Instalacioni: ‘Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike’. Foto: Facebook/Arianit Beqiri