IKShPK nga java e kaluar ka mbledhur edhe rezultatet e testimeve në laboratore private

Që nga java e kaluar mostrat e testimeve janë marrë edhe nga laboratoret private të cilët janë licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testeve për COVID-19.

MSh në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se mostrat e marrura janë transferuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjithashtu, bëhet e ditur se këtë javë do të bëhen edhe raportimet për testet serologjike.

“Ka edhe institucione që kanë lajmëruar se do të fillojnë këtë javë për raportim të testimeve serologjike, të cilat bëhen në mënyrë të akumuluar për shkak se të njejtat nuk përdoren për diagnoze, por për hulumtime dhe për të përcaktuar statusin imunologjik të të testuarve në raport me Covid-19”, thuhet në përgjigjen e MSh.

Në fillim të muajit gusht MSh pati njoftuar se 103 laboratore private kanë aplikuar për kryerjen e testeve serologjike dhe RT- PCR.

Deri më tani janë mbi 40 laborator privat të cilët janë të licencuar për kryerjen e këtyre testeve.

Në Kosovë tash e pesë muaj janë të infektuar 11 mijë e 848 persona, prej tyre 7 mijë e 684 janë shëruar dhe 425 të tjerë kanë vdekur.

Dalin rezultatet e fundit nga 470 testime për COVID-19