Ilustrim

I paraburgosuri që vdiq sot është i dyshuari për vrasjen e nënës së tij në Ferizaj

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i paraburgosur me inicialet B. Ç. ka vdekur gjate dites se sotme më saktësisht rreth orës 16:00.

Burime të KALLXO.com tregojnë se i njëjti është personi i cili dyshohej se kishte kryer vrasjen e nënës së tij një javë më parë.

SHKK ka njoftuar gjatë dites së sotme se B. Ç. rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës se Paraburgimit në Prishtinë është derguar në Emergjencë por edhe pse i është ofruar ndihmë mjekësore i njëjti nuk ka mbijetuar.

B. Ç., dyshohej se kishte kryer veprën penale vrasje e rëndë. KALLXO.com ka raportuar se sipas Prokurorisë në Ferizaj, B. Ç. dyshohej se kishte kryer vrasjen e nënës së tij një 82 vjeçare në Ferizaj.

Gjithashtu sipas ekzaminimeve mjekësore i njëjti sipas prokurorisë ka qenë me probleme psikike.

 

Djali po dyshohet se vrau nënën e tij në Ferizaj