Humb jetën nga Covid-19 aktori i mirënjohur Fatmir Xhelili 

Është ndarë nga jeta një nga simbolet e artit dhe kulturës fierake, aktori i estradës së Fierit, Fatmir Xhelili 

Aktori humbi jetë në moshën 69-vjeçare. Aktor në teatrin “Bylis” të Fierit, Fatmir Xhelili, për 46 vjet rresht, ai ka interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rond,o etj.  

Fatmiri e ka nisur rrugën e artit si aktor amator. Ai punonte si elektricist në uzinën e naftës në Ballsh, ndërsa pas pune angazhohej në teatër.  

Puna si aktor amator ka zënë një vend të veçantë për aktorin Fatmir Xhelili. Interpretimi me mjeshtëri i roleve që merrte, e bënë Fatmirin një figurë të dashur për publikun.  

Me gjithë dëshirën për të interpretuar në dramë, karrierën më të madhe ai e ka në komedi. Ishte regjisori Pëllumb Kulla ai që i dha rolin e parë në komedinë me titull “Këpucët angleze”. Për kolegët, aktori Fatmir Xhelili është edhe një bashkëpunëtor shumë i mirë.  

Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më i mirë.  

Disa nga komeditë që ai ka interpretuar rolet kryesore janë “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa” e Chehovit, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri i katit 15” etj. Gjithashtu edhe në dramat “Pazari”, “Vite të paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të  cilave me regji të Serafin FankosDhimitër Orgockës, Gëzim Kamës, etj./RTV21