Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hapet ekspozita, ‘Nga nëntorët vijmë, në nëntorë shkojmë’

Për nder të 28 Nëntorit, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë kanë hapur sot ekspozitën “Nga nëntorët vijmë, në nëntorë shkojmë”.

Ekspozita është hapur në Lapidariumi i Muzeut të Kosovës në Prishtinë.

Në kuadër të kësaj ekspozite janë prezantuar foto dhe dokumente të kohës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Fotografitë dhe dokumentet e prezantuara në këtë ekspozitë janë nga fondi i Arkivit të Shqipërisë.

Bedri Zyberaj, kreyshef ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ka thënë se muaji nëntor si asnjë muaj tjetër përmbledhë data të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

“Gatë këtij muaji filluan epokat të rëndësishme për kombin, sikurse, triumfi i Skënderbeut, që ne e njohim si Nëntori i Parë, pastaj shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Nëntori i Dytë, mbajtja e Kongresit të Manastirit, dalja publike e UÇK-së. Prandaj e kemi parë të udhë sqë ekspozitën ta emërojmë, ‘Nga nëntorët vijmë, në nëntorë shkojmë’, duke shënuar kështu edhe 28 Nëntorin’”, ka thënë Zyberaj, ndër të tjerash.

Ndërkaq, Ardit Bido, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë ka thënë se kjo ekspozita është dëshmi e integrimeve mes institucioneve të të dy vendeve.

“Kjo ekspozitë, por edhe bashkëpunimet tjera janë dëshmi e funksionimit dhe frymimit të institucioneve tona në një, andaj bashkëpunimet ndër institucionale duhet të integrohen në maksimumin e mundshëm”, ka thënë Bido.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com