Gurë e mbetje të asfaltit nxirren nga rrjeti i kanalizimit në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellsit në Prishtinë çdo ditë është duke u angazhuar në mirëmbajtjen e sistemeve të kanalizimeve në kryeqytet.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se brenda ditës kjo kompani intervenon në më shumë se 15 raste në sistemin e rrjetit të kanalizimit në pastrimin e pusetave, zhbllokimin e kanalizimeve dhe vendosjes së kapakëve.

Në fotografi shihet puna e kësaj ekipe në rrugën ‘Azem Jashanica’ në lagjen Arbëria në Prishtinë.

 


“Kjo gjendje e rëndë, e pamundëson funksionimin e mirëfilltë të kanalizimeve. Kjo gjendje është shkaktuar nga mbetjet e asfaltit nga ndërtimet e rrugëve që po realizohen nga ndërtues të ndryshëm”, thuhet në komunikatë.