Arkiv: Aksidenti i motoçikletës - Foto: KALLXO.com

Gjilan – Dy të lënduar në një aksident trafiku

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur në mes të një veture civile dhe një motoçiklete (skuter).

Sipas policisë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri i tij kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Gjilanit.

Pas pranimit të tretmanit drejtuesi i motoçikletës dërgohet në QKUK-Prishtine për tretman te mëtutjeshëm, ndërsa pasagjeri lirohet.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:12 në fshatin Livoq të Gjilanit, ka njoftuar policia.