Futbollisti Arbër Hoxha i bashkohet 'Lokomotivës' së Zagrebit

Futbollisti Arbër Hoxha i është bashkuar ekipit të futbollit “Lokomotiva” të Zagrebit.

“Sulmuesi njëzet vjeçar i Kosovës Arbër Hoxha është lojtari i ri i Locomotive! Arbëri shënoi 21 gola në 98 ndeshje të Superligës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Lokomotivës.

Arbër Hoxha për dy vite ka qenë pjesë e ekipit ‘Ballkani’ në Suharekë.