Ilustrim

Ferizaj - Arrestohen katër persona për kanosje

Katër persona janë arrestuar si të dyshuar se kanë tentuar t`i sulmojnë dy viktima.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në rrugën  Faton Vehbiu“, në Ferizaj.

Sipas policisë të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur dhe kanë tentuar t`i sulmojnë dy viktimat.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa, dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.