Dënim më burg dhe me gjobë ndaj ish 14 zyrtarëve policorë të akuzuar për marrje ryshfeti

Gjykata e Mitrovicës i ka dënuar me burg dhe gjobë të akuzuarit Ahmet Hasani, Artan Bimbashi, Avdi Beqiri, Avni Mehmeti, Bojan Saviq, Esat Haxhiu, Halit Shabani, Jovica Trajkoviq, Nazim Hamiti, Rushit Hoti, Sahit Hajdari, Sedat Haxhimehmeti, Sllavisha Spasiq, Zeki Shala, të gjithë këta tashmë ish zyrtarë policorë.

Të lartcekurit akuzohen nga Prokuroria për marrje ryshfeti.

Prokurorja e rastit Zejnije Kela në seancën e mbajtur më 2 shkurt të këtij viti ka bërë ndryshimin e veprës penale – marrje e ryshfetit, duke e kualifikuar në veprën penale në marrje e ryshfetit në vazhdim.

Ndërsa se të pandehurit Jovica Trajkoviq, Arton Bimbashi dhe Zeki Shala u vazhdonte t’u mbetej vetëm vepra penale – marrje ryshfeti.

Shpallja e aktgjykimit u bë nga trupi gjykues me kryetar Avni Mehmeti dhe anëtarë Gëzim Ademi e Mentor Hajra.

I pandehuri Ahmet Hasani është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg efektiv dhe dënim me gjobë në shumë prej 3 mijë euro, të cilin dënim është i obliguar ta paguaj brenda një vitit pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I pandehuri Arton Bimbashi është dënuar me burgim prej 8 muaj dhe gjobë 1 mijë euro të cilën shumë duhet ta paguar në afat prej 3 muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Avdi Beqiri është dënuar me 1 vit burg efektiv dhe gjobë 1 mijë euro të cilinë duhet ta paguaj brenda afatit prej 3 muajsh.

Avni Mehemti është dënuar me 1 vjet burg dhe gjobë në shumë prej 1 mijë euro të cilën duhet ta paguaj brenda 3 muajve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Bojan Saviq është dënuar me 1 vjet burg dhe 1 mijë euro të cilën duhet ta paguar në afat prej tre muaj pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

Esat Haxhiu është dënuar me dënim me burgim prej 2 vjet burg dhe 3 mijë euro gjobë të cilën duhet ta paguar brenda një viti pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Halit Shabani dënim me burg 1 vit dhe dënim me gjobë 1 mijë euro të cilën duhet ta paguar brenda 3 muajve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Jovica Trajkoviq është dënuar me burg 1 vjet e gjobë 1 mijë euro gjobë të cilën duhet ta paguar brenda brenda 3 muajve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Nazim Hamiti dhe Rushit Hoti janë dënuar me nga 8 muaj burg dhe nga 1 mijë euro gjobë të cilën duhet ta paguajnë në afat prej tre muaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari Sahit Hajdari dënim me 2 vjet burg efektiv dhe 3 mijë euro gjobë të cilën duhet ta paguaj në afat prej një viti pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sedat Haxhimehmeti është dënuar me burg 1 vjet dhe 1 mijë euro gjobë ndërsa Sllavisha Spasiq është dënuar me burg 8 muaj dhe gjobë 1 mijë euro, të cilën secili veç e veç duhet ta paguajnë  brenda 3 muajve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Kurse Zeki Shala është dënuar me dënim me burg 1 vit dhe dënim me gjobë 1 mijë euro të  duhet ta paguaj brenda tre muajve pas plotfuqishmërisë së kë tij aktgjykimi.

Secili nga të pandehurit është obliguar që të paguaj nga 100 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe nga 50 euro për viktimat e krimit.

Po ashtu gjykata iu ka shpallur dënim plotësues të gjithë të pandehurve të lartcekur, me ç’rast të pandehurve ju ndalohet ushtrimit i funksioneve publike në administratën ose shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 viteve pas ekzekutimit të dënimit me burg.

Gjyqtari Mehemti ka njoftuar se ky është vetëm dënimi i shkallës së parë dhe se lidhur me vendimet palët kanë të drejtë ankese në shkallën e Apelit, pasi ta marrin vendimin me shkrim.

Procesi gjyqësor ndaj këtyre të akuzuarve kishte filluar në tetor të vitit 2017.

Këta janë pjesë e grupit prej 59 zyrtarëve policorë të cilët ishin arrestuar në dhjetor të vitit të 2016 nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për veprat – keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit dhe dhënie e ndihmës kryesve të veprave penale.

Prokuroria e Mitrovicës në maj të vitit 2017 kishte ngritur aktakuzë sipas të cilës akuzoheshin 37 persona, në mesin e tyre 35 policë për marrje ryshfeti dhe dy qytetarë për dhënie ryshfeti, raporton KALLXO.com.

Në këtë rast, në mesin e të akuzuarve për veprën penale dhënia e ryshfetit kanë qenë edhe dy qytetarë, Slavolub Dimiq dhe Goran Gjuriq, të cilët e kanë pranuar fajësinë.

Ndërsa me propozimin e Prokurorisë, Gjykata e Mitrovicës u kishte shqiptuar urdhër ndëshkimor në qershor 2016 dhe të njëjtit i ka dënuar me gjobë prej 500 eurosh secilin.

Ndërsa procedura kishte vazhduar me 35 të akuzuarit e mbetur dhe në gusht të vitit 2017 Gjykata në Mitrovicë me aktvendim kishte veçuar procedurën për 20 të akuzuarit nga Njësia e Trafikut Regjional në Veri, nga pjesa tjetër e 15 të akuzuarve që kanë qenë të angazhuar në Njësinë e Trafikut Rajonal në Jug të Mitrovicës.

Të gjithë të akuzuarve u ishte ndërprerë marrëdhënia e punës.

Kurse ndaj të pandehurit Destan Rrecaj ishte hedhur aktakuza dhe ka pushuar procedura penale nën akuzën për marrje të ryshfetit.

Sipas aktakuzës, këta zyrtarë policorë kanë marrë ryshfet nga kundërvajtësit në trafik në shkëmbim të mosshqiptimit të gjobave.

Në këtë mënyrë, këta policë dyshohet se përfituan për vete ndërsa e dëmtuan buxhetin e shtetit.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.