Ilustrim - Foto: PK

Arrestohet një person, kapet me armë pa leje

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar në Prizren për armëmbajtje pa leje.

Tutje sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një AK-47, dy karikatorë, 59 copë fishekë, dy këllëfe të pistoletës.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Edit Durhan’ në Prizren dje rreth orës 16:10, ka njoftuar policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.