Ansambli ‘Shota’ mban nesër koncert për shënimin e tre përvjetorëve

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve, “Shota” do të mbajë nesër koncert në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Koncerti do të mbahet duke filluar nga ora 16:00.

Përmes një komunikate për media, Ansambli “Shota” njofton se koncerti i nesërm do t`u kushtohet tri ngjarjeve të rëndësishme historike.

 “Kemi kënaqësinë të ju ftojmë më 26.11.2020 në ora 16:00 në TKK,  në koncertin e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, (kushtuar 70 vjetorit të themelimit të Ansamblit të parë profesional të këngëve dhe valleve në Kosovë, Pajtimi të Gjaqeve dhe festës së Flamurit)”, thuhet në komunikatën e Ansamblit “Shota”.