ILUSTRIM - Ekstradimi

Aktakuzë për kontrabandim me migrantë, u merrte nga 5,000 euro për t'i dërguar në vendet e BE-së

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në kundër të pandehurit B.M. për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”

Sipas Prokurorisë i pandehuri B.M. nga janari i vitit  2013 deri më 14.07.2014, në regjionin e Prizrenit dhe tërë territorin e Kosovës, në bashkëpunim me të pandehurit B.A., S.R., R.D., H.P. dhe L.G dhe të tjerët, i kanë gjetur migrantët e interesuar për të dalë jashtë Kosovës në mënyrë ilegale.

Në aktakuzën e Prokurorisë tutje thuhet se pasi që ua kanë siguruar dokumentet e nevojshme, duke përfshirë pasaportat dhe lejet e qëndrimit, migrantëve të interesuar që të shkojnë në Bashkimin Evropian në mënyrë të kundërligjshme ua merrnin deri në 5,000 euro për person, e pastaj përmes Serbisë i dërgonin në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Në mesin e të cilëve edhe migrantët: M.M., R.G., T.K., B.K., B.K., F.B., F.B., L.G., E.G., N.G., B.Q., I.S., M.Z., Y.Y., D.H., I.F., B.K., L.H., thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime i pandehuri B.M. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale – konrabandimi me migrantë.

I akuzuar B.M. në shtator 2020 është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë.