30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarve për dhunim seksual

Gjykata e Mitrovicës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të dyshuarve  B. M., dhe S. G., nën dyshimin e kryerjes së veprës penale dhunim.

Të dyshuarit ishin arrestuar nga policia e Mitrovicës nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të dhunimit, me personat e mitur të moshës katërmbëdhjetë vjeçare.

Sipas kërkesës së prokurorisë të siguruar nga Kallxo të dyshuarit kishin shkuar në një motel në Shupkovc të Mitrovicës, ku të dyshuarit me dy vajza të moshës së mitur dhe kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Njëri nga të dyshuarit gjatë dhënies së deklaratës së tij kishte pranuar se ka kryer aktin por se sipas tij kjo kishte ndodhur me pëlqimin e dyanshëm të tij dhe tanimë të dëmtuarës.

Duke vendosur lidhur me kërkesën e prokurorisë së Mitrovicës, gjyqtari i procedurës paraprake Ali Kutllovci, ka aprovuar kërkesën e prokurorisë duke iu caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditëve dy të pandehurve.