Mjek - Foto: REL/Wikipedia Commons

Kryetari Bekim Jashari flet për ikjen e mjekëve nga Skenderaj

Në emisionin “Jeta në Komunë”, në të cilin po diskutohet mbi qeverisjen lokale në Skenderaj, u theksua fakti i mungesës së mjekëve familjarë, gjinekologëve dhe migrimi i 10 mjekëve brenda dy viteve të fundit nga kjo komunë.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, deklaroi se po e ka të vështirë që të rrisë numrin e mjekëve familjarë pasi që siç thotë ai, po largohen për pagë më të mirë.

“Mjekët s’mun i prodhoj vetë. Çka varet nga ana ime unë kam kriju kushte dhe rregull. Unë nuk mundem më i shti me zor, hajde bonu mjek në Skenderaj, mos rri në Prishtinë. Ata krejt po kanë qejf me ardhë në Prishtinë edhe me dal jashtë Kosovës krejt se po paguhen më mirë”, tha ai.

Kjo pasi që nga 26 mjekë familjarë sa do të duhej të ishin, në këtë komunë janë vetëm 7.

E në anën tjetër as reparti i Gjinekologjisë, që ishte funksional, është ndërprerë për shkak të mungesës së gjinekologëve.