Deponi e mbeturinave, foto: Ilirik Musliu/Facebook

Komuna largon deponinë ilegale me 30 mijë metër kub mbeturina në Hajvali (FOTO)

Drejtoria e Shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës të shtunën ka larguar deponinë më mbi 30 mijë metër kub në Hajvali.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i shërbimeve publike në komunë, Ilirik Musliu.

“Edhe në ditë vikendi po vazhdojmë me aktivitete në shërbim të qytetit dhe qytetarëve. Sot në Hajvali përfunduam largimin e mbeturinave të krijuara nga kjo deponi ilegale (mbi 30,000 m3)”, ka shkruar Musliu.

Musliu tutje  shtoi se kujdesi ndaj mjedisit duhet të jetë qëllimi i gjeneratave të reja.

“Mbrojtja dhe kujdesi ndaj mjedisit, duhet të jetë qëllimi i gjeneratave të reja dhe shoqërisë në tërësi. Ta bëjmë Prishtinën qytet të pastër, gjelbër dhe të jetueshëm”, është shprehur më  tej Musliu.