Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Komuna e Prizrenit hap konkurs për afro 70 vende pune në arsim
Komuna e Prizrenit ka hapur konkurs për afro 70 pozita të lira të punës në sektorin e arsimit.
Ky konkurs është hapur më 25 qershor pasi konkursi paraprak i hapur në muajin shkurt ishte anuluar.
Konkursi do të jetë i hapur për 8 ditë, e drejta për aplikim fillon nga data 26 korrik deri më 4 gusht 2021, që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e konkursit.
KALLXO.com ka kërkuar arsyet e anulimit të konkursit paraprak nga Komuna e Prizrenit, por Komuna nuk ka kthyer përgjigje.
Kujtojmë se Komuna e Prizrenit udhëhiqet nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, i cili ende nuk ka zyrtarizuar pjesëmarrjen në garë edhe për një mandat.
Periudha e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor.
Në web-faqen e kësaj Komune figurojnë 8 konkurse të hapura vetëm gjatë muajit qershor me mbi dhjetëra vende të lira pune.