Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Prishtinës shpall konkurs për mësimdhënës të lëndëve zgjedhore me afat të caktuar

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka shpallur konkurs për mësimdhenës të lëndëve zgjedhore për një afat të caktuar.

Sipas të dhënave në konkurs, në mesin e lëndëve zgjedhore bëjnë pjesë pozitat: mësimdhënës të gjuhës shqipe, angleze, frënge, teknologji e informacionit dhe komunikimit (TIK), matematikë, sociologji, edukatë qytetare, kimi, histori, biologji dhe edukatë fizike.

Tutje, në shpallje bëhet e ditur se aplikimit për këto pozita duhet t’i bashkangjiten dokumentet si vijon: Formulari i aplikimit, kopje e dokumentit personal, CV, diploma, certifikatë që nuk jeni nën hetime, dëshmi të përvojës (nëse ka), projektin për kurrikulën dhe plani vjetor i zbërthyer në plane dymujore.

Konkursi do jetë i hapur nga data 28 qershor deri më 8 korrik 2022.

Detajet për kriteret e kualifikimit për projekt-propozimet në këto lëndë zgjedhore i gjeni këtu.