Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Prishtinës shpall konkurs për 40 pozita në qendrat mjekësore familjare

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka shpallur konkurs për shtim të stafit mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e mjekësisë urgjente.

Thirrja për shtim stafi erdhi pasi në fillim të këtij viti dhjetëra mjekë të komunës ishin larguar nga kujdesi primar në atë terciar për specializim, ku shumë punkte shëndetësore në fshatra kishin mbetur pa mjekë.

Pozitat e hapura në konkurs janë si në vijim:

Shtatë specialistë/e të mjekësisë familjare, gjashtë mjekë/e të përgjithshëm, shtatë infermierë/e të përgjithshëm, pesë infermierë/e vozitës, shtatë asistentë/e të stomatologjisë, një specialist/e i radiologjisë, një specialist/ e i biokimisë, një teknik/e i farmacisë, katër teknik/e laborant, një rrobalarës/e.

Konkursi pritet të jetë i hapur nga data 11.05.2021 deri 25.05.2021, kurse aplikacionet dorëzohen në objektin e Komunës së vjetër.

Për detaje më të hollësishme lidhur me kriteret për aplikim klikoni këtu.

Prishtinë, mungesë e mjekëve në QMF, Komuna shpejt pritet të hapë konkurs për shtim stafi