Foto: KALLXO.com

Komuna e Prishtinës nis dekorimin e qytetit, njofton për rrugën që do mbyllet nga 26 nëntori deri më 8 janar

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit. Sipas Komunës, rruga “Xhorxh Bush”, duke nisur nga udhëkryqi i rrugës “Bill Klinton” deri te “Garibaldi” do të jetë e mbyllur nga 26 nëntori deri më 8 janar.

“Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023”- thuhet në njoftimin e Komunës.

Në muajin korrik, Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë  për dekorimin e qytetit për festa.

Paraprakisht, Komuna e Prishtinës ka pasur një kontratë kornizë 3-vjeçare në vlerë prej 150 mijë euro (50 mijë euro për vit) lidhur me dekorimin e qytetit për festa.