Gjenerator, ilustrim

Komuna e Prishtinës ndan 300 mijë euro për furnizim të shkollave me gjeneratorë

Komuna e Prishtinës planifikon të ndajë 300 mijë euro për furnizim dhe montim të gjeneratorëve në institucione edukativo-arsimore dhe nevoja të komunës.

Kriter për dhënie të kësaj kontrate është operatori ekonomik që ofron çmim më të ulët për këtë shërbim.

Komuna planifikon të furnizohet me 19 gjeneratorë me peshë 680kg, gjatësi 2,200mm dhe lartësi 1,600mm,  11 gjeneratorë me peshë 1,335 kg me kapacitet maksimal të rezervuarit deri në 240 litër, 4 gjeneratorë me gjatësi 2,494 mm dhe kapacitet makismal të rezervuarit deri në 200 litër si dhe 2 gjeneratorë me gjatësi 4,200 mm.

Sipas detajeve në dosjen e tenderit komuna planifikon të blejë po ashtu: 40 copë Bateri-akumulator 100 ampera dhe 20 copë bateri-akumulator 200 ampera.

Po ashtu,  do kryhet edhe montimi i gjeneratorëve me të gjitha paisjet shtesë, bazamentin për vendosjen e gjeneratorit, kabllot për kyçje gjenerator- rrjet- objekt (kycje automatike) siguresa dhe të gjitha materialet e nevojshme për montimin dhe funksionalizimin e gjeneratorit.

Sipas të dhënave në kontratë, Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të ngjashme me vlerë minimale prej 300,000.00 Euro në 3 (tri ) vitet e fundit, duke filluar nga data e publikimit të njoftimit për kontratë.

Afati garantues për gjeneratorë duhet të jetë minimum 24 muaj.

Kosova gjatë muajit gusht është përballur me reduktime të energjisë elektrike për shkak se njësia A3 e KEK-ut ka qenë në remont.

Aktualisht, situata më energji elektrike është stabile, por pritet të ketë krizë gjatë muajve të dimrit.

Situata në KEK, flet ministrja e Ekonomisë