Mjete piroteknike - Foto: Rtv21

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në vende publike

Komuna e Prishtinës përmes një urdhërese ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në vende të  hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se ndalesa vlen prej datës 25 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023.

Lidhur me urdhëresën komuna ka njoftuar Drejtorinë e Inspekcionit si dhe Policinë e Kosovës.

Kjo urdhëresë ka hyrë në fuqi nga data 22 dhjetor.