Komuna e Prishtinës i jep Ambasadës së SHBA-së në shfrytëzim pronë për 99 vite

Komuna e Prishtinës sot ka nënshkruar marrëveshje me Ambasadën amerikane në Prishtinë për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale me një sipërfaqe prej 8,340 metra katrorë, për ndërtimin e rezidencës së re për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Prishtinë.

Në njoftimin e Komunës tutje potencohet se kjo pronë e paluajtshme i ofrohet në shfrytëzim Ambasadës amerikane për 99 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.