Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Prishtinës hap thirrje për ndarje të 120 bursave për studentë të UP-së

Komuna e Prishtinës ka hapur thirrje për ndarje të 120 bursave për studentë të komunës së Prishtinës që studiojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Drejtoria e Arsimit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se këto bursa do ndahen në fakultetet si në vijim:

– Fakulteti i Arteve – 4 bursa,

– Fakulteti i Shkencave Sportive – 4 bursa,

– Fakulteti Juridik – 7 bursa,

– Fakulteti Ekonomik – 7 bursa,

– Fakulteti Filologjik – 7 bursa,

– Fakulteti i Edukimit – 14 bursa,

– Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës – 10 bursa

– Fakulteti Filozofik – 7 bursa,

– Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – 10 bursa,

– Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë – 12 bursa,

– Fakulteti i Mjekësisë – 14 bursa,

– Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore – 14 bursa;

– Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – 10 bursa;

Në njoftimin e komunës potencohet se nga këto bursa mund të përfitojnë vetëm studentët e rregullt që janë së paku 10 vite banorë të Prishtinës dhe të regjistruar në fakultete të universitetit publik.

Këtu përjashtohen studentët e nivelit master dhe të doktoratës.

KËTU gjeni kriteret dhe detajet e aplikimit.