Komuna e Prishtinës hap thirrje për diskutim publik lidhur me skenarët zhvillimor

Komuna e Prishtinës ka hapur thirrje për diskutim publik lidhur me skenarët zhvillimor të qytetit.

Në njoftim thuhet se, Komuna është në fazë të rëndësishme të hartimit të planit zhvillimor komunal dhe hartës zonale të komunës.

Këto dokumente, sipas komunës, janë ndër më të rëndësishmet për zhvillim të qëndrueshëm të Komunës, njëkohësisht Kryeqytetit të Republikës së Kosovës.

Komuna fton të gjitha palët e interesuara, qytetarët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, institucionet e nivelit qendror dhe lokal, sektori publik dhe privat dhe ekspertët e tjerë në diskutim publik për Skenarët e Zhvillimit Hapësinor.

Nga data 18/06/2021 deri më 02/07/2021, për 15 ditë, skenarët e zhvillimit hapësinor do të jenë ekspozuar në Hollin e Komunës së Prishtinës, kati 2.

Për më shumë detaje lidhur me këtë  thirrje klikoni këtu