Ilustrim

Komuna e Prishtinës hap konkurs për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore

Komuna e Prishtinës ka hapur konkurs për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore publike për vitin 2021-2022

Drejtoria komunale e Arsimit ka bërë të ditur se në 8 institucionet parashkollore janë 379 vende të lira.

Në këto institucione kanë të drejtë të pranohen vetëm fëmijët e prindërve që janë banorë të Prishtinës.

Në njoftim theksohet se konkursi do jetë i hapur deri më 25 qershor, kurse aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet nga ora 9:00 deri 15:00

Komuna ka njoftuar se shpallja e rezultateve do bëhet më 12 korrik 2021.

Për t’u informuar me detajet dhe kriteret e pranimit klikoni këtu