Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Prishtinës hap konkurs për Institucione Edukativo-Arsimore

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka hapur konkurs për Institucionet Edukativo-Arsimore.

Përmes këtij konkursi, komuna njofton se është në kërkim për plotësim të numrit në pozitat si në vijim:

Motër edukatore, Edukatore, Mësimdhënës/e për mësim klasor (9 pozita) të lira dhe zëvendësime.

Komuna kërkon njohës për lëndët gjuhësore (6 pozita) të lira dhe zëvendësime.

Për lëndët profesionale (27 pozita) të lira dhe zëvendësime.

Si dhe për lëndët natyrore (16 pozita) të lira dhe zëvendësime.

Në njoftimin e komunës potencohet se,  nëse aplikohet për dy pozita (vend i lirë dhe zëvendësim), kandidatët duhet të dorëzojnë dy aplikacione të veçanta.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit me: 19.07.2021 deri më datën 02.08.2021.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në komunë përmes protokollit, përkatësisht përmes Qendrës për Shërbime me Qytetarë, në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Detajet dhe kriteret për aplikim i gjeni këtu