Banesa te banimit social

Komuna e Prishtinës fiton grant për efiçiencë të energjisë në banesat sociale

Komuna e Prishtinës është përzgjedhur përfituese e grantit për masat efiçiente të energjisë në ndërtesat shumë banesore-sociale.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunë, Ilirik Musliu ka bërë të ditur se ky grant vlen për katër ndërtesa shumë banesore, dy në fshatin Hajvali dhe dy tjerat në lagjen Kolovicë.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike, zyrtarisht ka pranuar njoftimin përfundimtar, ku jemi përzgjedhur përfitues të grantit për projektin: “MASAT PËR EFIÇIENCË SË ENERGJISË NË NDËRTESAT SHUMË-BANESORE (SOCIALE)”. Banesat Sociale I – Rr. “Bajram Bahtiri”, Banesat Sociale II – Rr. “Bajram Bahtiri”, Banesat Sociale I – Rr. “Pavarësia” – Hajvali dhe Banesat Sociale II – Rr. “Pavarësia” – Hajvali”-ka bërë të ditur Musliu.

Ky grant për do jepet nga Fondi i Kosovës për Efiçience të Energjisë.

Banesat sociale shfyrtëzohen nga dy kategori: familjet me asistencë sociale dhe atyre të dala nga lufta.

Komuna e Prishtinës po ashtu planifikon që përmes një kredie me KFW të investojë 10 milionë euro në ndërtesat e vjetra publike në disa lagje të qytetit nga viti 2024.

Një procesi të ngjashëm renovimi i janë nënshtruar edhe soliteret në lagjen ‘Ulpiana’, ku u investuan 2 milionë euro për fasadim e ndërrim të dyerve e dritareve.

Projekt efiҫient për ndërtesat e vjetra në kryeqytet, parashihet 10 milionë euro investim