Foto: Pika ushqyese per qente endacak

Komuna e Prishtinës do vendos 18 pika ushqyese për qentë endacakë

Komuna e Prishtinës ka filluar procedurat e para për montimin e pikave ushqyese për qentë endacakë.

Kjo është bërë në kuadër të planit për menaxhimin me qentë endacakë brenda territorit të komunës.

Komuna ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 78 mijë euro për montimin dhe furznimin e 18 pikave ushqyese për qentë endacakë.

Sipas të dhënave nga zyra e prokurimit, kontrata është negociuar pa publikim parapak të njoftimit, derisa kohëzgjatja e saj është për 12 muaj.

Në kontratë përfshihen shërbimet si: Furnizmi, shpërndarja e ushqimit për qentë endacak, montimi dhe ndërtimi i 18 pikave ushqyese.

Më 18 shkurt të këtij viti, kryetari i Komunës, Përparim Rama miratoi vendimin për formimin e grupit punues për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë.

Pjesë e këtij grupi janë një ekip i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të pushtetit Lokal, Ministrisë së Bujqësisë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Projekti për pikat ushqyese është nisur fillimisht nga ish qeverisja e Shpend Ahmetit, në fillim të vitit 2021, komuna hartoi pesë pika ushqyese për qentë në disa lagje të qytetit.

Rama vazhdon projektin për trajtim të qenve endacakë