
Komuna e Prishtinës do t’i ndihmojë me deri në 500 euro viktimat e dhunës në familje (DOKUMENT)
27.1.2023 - 15:10
Komuna e Prishtinës ka hapur thirrjen për mbështetje financiare në vlerë prej 500 eurosh për viktimat e dhunës në familje.
Sipas të dhënave, për të përfituar nga kjo mbështetje, aplikuesit duhet të përmbushin këto kritere:
- Dokument i cili dëshmon se rasti është i hapur në polici apo te mbrojtësi i viktimave;
- Dokument i cili dëshmon se viktima ka paraqitur kërkesë për urdhër mbrojtje dhe procesverbal apo vendim të gjykatës përkatëse;
- Dëshmi apo referim nga strehimorja (nëse është e aplikueshme) dhe konstatim zyrtar nga Qendra për Punë Sociale.
Në vendim bëhet e ditur se vlera maksimale e përkrahjes financiare. Sipas këtij vendimi, vlera maksimale e përkrahjes financiare nuk mund të kaloj shumën 500 euro në muaj dhe të drejtë aplikimi kanë rastet aktive të dhunës në familje.
Derisa, dokumentet për aplikim janë: Dokumenti i identifikimit, certifikata e fëmijëve (nëse është e aplikueshme), certifikata e bashkësisë familjare, xhirollogaria bankare dhe kontrata e banimit e noterizuar (nëse është e aplikueshme).
Detajet dhe kriteret për aplikim i gjeni në Link.