Foto: KALLXO.com. 15.07.2022
Komuna e Prishtinës do t'i blejë 1600 tonë pelet
Komuna e Prishtinës ka shpallur tender për blerjen e 1600 tonë pelet. Për blerjen e peletit ka ndarë 370 mijë euro.
Ky pelet sipas tenderit është i dedikuar për shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës si dhe për institucionet tjera komunale dhe për çerdhet me bazë në komunitet.
Edhe në vitin 2021 Komuna e Prishtinës kishte blerë pelet. Komuna e Prishtinës vitin e kaluar pagoi 208 mijë euro për furnizim me pelet për këto institucione. Komuna, vitin e kaluar kishte blerë 1050 tonë pelet. Pra, Komuna e Prishtinës kishte paguar 198 euro për një ton.
Çmimi i peletit në Kosovë ka shënuar rritje të vazhdueshme, por dallimi më i madh në çmim është mes vitit 2021 dhe 2022, ku rritja është gati dyfish më e madhe.
Çmimi për një ton pelet aktualisht arrin deri në 400 euro, ndërsa një vit më parë e njëjta sasi e peletit ka kushtuar rreth 250 euro.
Të dhënat nga Dogana tregojnë që Kosova gjatë vitit 2021 Kosova ka importuar në total 46, 646 tonë pelet që ka kushtuar 6 milionë e 320 mijë euro.
Ndërsa, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti Kosova ka importuar 9, 377 tonë pelet që ka kushtuar 1 milion e 719 mijë euro.
Vendet prej të cilave ka importuar pelet Kosova gjatë vitit 2022 janë Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Rritet çmimi i peletit në Kosovë, 1 ton kushton deri në 400 euro